Zjarre të përmasave të mëdha, janë riaktivizuar fuqishëm në pyjet e Trunit në njësinë administrative të Blerimit, në Fushë Arrëz dhe dëmet janë të konsiderueshme për ekonominë e kësaj zone.
Era e papritur e luginës së Drinit, nxori nga kontrolli situatën e normalizuar vetëm për pak orë nga shërbimi zjarrfikës. Flakët e fuqishme përfshirën pyje të tëra dhe situata u bë kaotike.
Errësira mbrëmjen e së enjtes ka vështirësuar ndërhyrjen ajrore, e cila u realizua mëngjesin e sotëm. Situata po mbahet nën kontroll, por duket se erërat e luginës së Drinit përbëjnë një rrezik për përhapje të flakëve, ku tashme rrezikohet masivi pyjor i bredhave. Një helikopter i emergjencave civile ka fluturuar drejt zonës për hedhjen e ujit nga ajri.