A1 Report - Ecja në trotuaret e Tiranës një sfidë e vërtetë, shkak tavolinat e lokaleve

2015-08-22 0

TIRANË - Ecja në rrugët e Tiranës është kthyer në një sfidë të vërtetë. Të gjithë hapësirat për kalimtarët janë të zëna.

Por karriget dhe tavolinat e lokaleve nuk janë e vetmja formë e bllokimit të trotuareve.

Një tjetër formë e bllokimit të rrugëve e rrugicave janë edhe mjetet rrethanore me të cilat bllokohen hapësirat publike të parkimit.

Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se do të lirohen të gjitha hapësirat publike brenda javës së ardhshme.