TIRANË - Infermierët kanë njohuri të dobëta mbi higjienën ndërsa kanë rezultate të larta në etik e komunikim. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e testimit ku bie në sy se niveli i infermiereve ishte mbi mesatar. Vetëm 12 nga 1270 të testuar, kanë marrë pikët maksimale.
Rezultatet më të ulëta janë arritur në kapitujt e ?Higjenës?, ?Gjumit dhe pushimit?, dhe ?Eliminimit intestinal dhe urinar?. Ndërsa, rezultatet më të larta, janë arritur në kapitullin e ?Përdorimit të medikamenteve?, si dhe ?Shenjave jetësore dhe sigurisë së pacientit?.
Infermierët e Spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi? kanë arritur rezultatet më të mira se ata të QSUT-s dhe spitalit të Traumës. Rezultatet janë konfidenciale dhe çdo infermier do të marrë përgjigje individuale për rezultatin e tij. Për testimin e infermiereve u përdor një fond prej 542 pyetjesh i ndarë në 16 kapituj.
Për të gjithë infermieret që nuk arritën të marrin pjesë në këtë raund, do të këtë një mundësi të dytë pas 30 ditësh ose ditën që është planifikuar vlerësimi i infermiereve në shërbimin spitalor rajonal.