A1 Report - Basha sulmon Ramën për buxhetin: Qeveria shkurtoi pagat e pensionet

2015-08-22 0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se rishikimi i buxhetit parashikon uljen e pagave dhe pensioneve. Në postim në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se reduktimi i shpenzimeve në buxhet është ndërmarrë me një vendim të fshehtë.

?Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike. Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunësia rritet përditë. Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike. Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujësjellës-kanalizime (-18%)?", - shkruan Basha.

Për liderin demokrat kjo është qeveria më e korruptuar e cila vjedh taksat ndërkohë që shkurton fondet për qytetarët.

Free Traffic Exchange