A1 Report - Babai: Në polici më thanë do kthehen kur t’u mbarojnë lekët

2015-08-22 0

Babi i dy vajzave Hiqmet Kajtazi ka pranuar se është helmuar nga fëmijët e tij të cilët i kanë marrë paratë dhe çdo send tjetër me vlerë. Gjithashtu ai hedh dyshime se vajzat mund të jenë gënjyer nga ndonjë person ose në rrjetet sociale, pasi siç thotë ai, vajzat e tij nuk ka dalë as për kafe pa u shoqëruar nga familja.

Por më tej ai e shton me mosbesim punën e policisë për çështjen e largimit të vajzave të tij duke theksuar se i është thënë do u mbarojnë lekët dhe do u vijnë.

?Kemi qenë të helmuar. Unë gruaja dhe vajza e madhe, na kanë marrë nga spitali na kanë prurë, kaq. Kemi gjetur mangët fëmijët, marrë lekët, marrë bizhuteritë, marrë gjithçka. Me njeri s?kam ndonjë problem të kësaj natyre. Kanë marrë rreth 4 valixhe me rrobat e tyre, bizhuteri dhe lekët. Një prokuror që s?pranon të më takojë. Një drejtor policie që nuk pranon të më takojë prej tre javësh. Nuk më ka ardhur asnjeri te shtëpia, përveç ditën e parë. Fëmijët e mi kanë qenë shtëpiakë, nuk kanë dalë nga shtëpia edhe për një kafe vetëm, ose kanë qenë me mua ose me nënën. I kanë gënjyer njeri ndoshta. Nëpër rrjetet sociale, gënjehen edhe mosha të mëdha, jo vetëm fëmijët e mi. Më kanë thënë në polici do u mbarojnë lekët dhe do u vijnë.?- u shpreh babai i dy vajzave të larguara nga shtëpia.

Free Traffic Exchange