A1 Report - Vaqarri parku i dytë i Tiranës Veliaj: Pas 4 vitesh do të kemi 5

2015-08-22 3

Pak ditë pas marrjes së detyrës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur menjëherë nga puna për mbajtjen e njërit prej premtimeve të tij gjatë fushatës elektorale. Ai ka njoftuar sot shpalljen rezervuarit të Vaqarrit dhe pyllin që e rrethon, si Parkun e dytë të Bashkisë së Tiranës, pas parkut të Liqenit Artificial.

Gjatë prezantimit të administratorit të njësisë Vaqarr, Genti Myrtaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Këshilli Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, Veliaj njoftoi nisjen e punës për krijimin e parkut në këtë zonë të re, e cila i është bashkuar Tiranës me reformën territoriale.

?Sot e shpallim park të Bashkisë së Tiranës këtë hapësirë të gjelbër, të cilën po e marrim në ruajtje për ta zhvilluar në një park ku ekzistojnë 97 ha me pisha dhe një rezervuar?, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë sqaroi se ky park do të jetë i dyti pas atij të Liqenit Artificial të Tiranës, për t?i dhënë qytetit një hapësirë tjetër të gjelbër, veçanërisht banorëve të njësive 6 dhe 7. ?Ambicia ime është që, përveç parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të Vaqarrit, të kemi edhe parkun e Kasharit, parkun e Farkës dhe të Dajtit, për t?u siguruar që në fund të mandatit tonë Tiranës t?i lëmë 5 parqe?, deklaroi kreu i bashkisë.

Veliaj u shpreh se 97 hektarë të këtij parku janë një hapësirë për rreth 97 mijë banorë që kanë shumë nevojë për hapësira të gjelbra. ?Më vjen mirë që ky park i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë në dispozicion për një kohë të shkurtër. Do jetë detyrë e njësisë administrative që të ndjekë procesin e projektimit, financimit, investimit, që shumë shpejt t?i Tiranës një park për të cilin njerëzit kanë shumë nevojë?, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë gjithashtu kërkoi pjesëmarrjen e banorëve të kësaj njësie në aksionin e 4 shtatorit për pastrimin e Tiranës. ?Dua shumë që i gjithë Vaqarri të jetë në këmbë në datën 4 shtator dhe të kemi një aksion në administratë, me të rinj, me familjarë dhe të sigurohemi që akset kryesore, buzët e lumenjve, parqet, çdo hapësirë tjetër të shkëlqejë. Këtë e kemi vetë në dorë?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange