TIRANË - Në një intervistë ekskluzive për A1Report gazetarja shqiptare me origjinë çame Sonila Alushi rrëfen incidentin e ndodhur në qytezën e Margaritit në rajonin e Igumenicës dhe shoqërimin e saj për një orë në polici së bashku me grupin e xhirimit të Rai 3 qe do bente reportazh per Çamerine.
?Kishte dhe pyetje provokuese dhe qëndrimi ynë në rajon zgjati pothuajse një orë. Ne të dy u detyruam t?i përgjigjeshim pyetjeve nga më banalet duke filluar që ku kam lindur, kush janë prindërit e mi, kush janë fëmijët e mi, ku punoj, ku jetoj gjithçka që ka të bëjë me jetën time personale dhe pastaj u pyet fakti i origjinës, u pyet nëse kishte të bënte Çamëria me dokumentarin. Aty dhashë përgjigje pak,le të themi pak të ngatërrueshme, sepse nuk doja që ne të na humbnin materialet?, tregon Sonila.
Por sikur të mos mjaftonte bllokimi i grupit të xhirimit, policia e Margaritit ka pasur interes të marrë në pyetje vetëm shqiptarët, që në grupin prej 5 personash, ishin vetëm 2.
?Pyetja e parë që bëri ishte: Kush është shqiptar midis jush? Që isha unë dhe shoferi jonë që na shoqëronte në këtë udhëtim në Shqipëri dhe në Çamëri. Normalisht ne u përgjigjëm të dy menjëherë dhe thamë që jemi shqiptarë dhe nga ai moment filloi. Pati një diskutim sepse shokët e mi, miqtë e mi, bashkëpunëtorët e mi të RAI 3 u rebeluan pak për këtë fakt, domethënë nuk u pëlqeu fakti që na u kërkua që vetëm ne shqiptarët të pyeteshim ndërkohë që tre gazetarëve italianë ju ofrohej një kafe?, rrëfen me tej Sonila Alushi.
E pyetur nëse do të rikthehet sërish për të realizuar një dokumentar në Çamëri, Sonila megjithëse i druhet inatit grek për ta shpallur ?non grata? nuk e fsheh dëshirën që të shkelë sërish në trojet e origjinës së saj shqiptare.
Ju do të riktheheshit sërish në zonën në Igumenicë apo në ato që njihen si treva çame?
?Patjetër që po për mua është shumë e rëndësishme që trevat çame t?i njohin dhe fëmijët e mi duke ditur qe shumë gazetarë të tjerë nuk kanë të drejtën të hyjnë në Greqi. Kështu që unë edhe e pres por edhe me këtë çmim unë do të vazhdoj reagimin tim, unë do vazhdoj ku të mundem në sensibilizimin e çështjes dhe në informimin e historisë tonë jashtë kufijve të vendit në një Evropë që akoma mban sytë mbyllur?