Aksidenti i ndodhur në Kavajë me 29 korrik, ku mbeti e vdekur një grua 32-vjeçare, është kthyer në një beteje mes familjes së saj, policisë dhe vëllait të një biznesmeni i cili ka qenë me viktimën në automjetin gjatë aksidentit. Që prej kësaj dite familja e së ndjerës Bujana Bushi, ka pretenduar se ajo ka pasur një sasi të konsiderueshme parash të cilat nuk janë gjetur pas ngjarjes.
Por nga ana tjetër ndërtuesi Azisllari, i cili është vëllai i personit që ishte gjatë aksidentit, ka depozituar një kallëzim në drejtorinë e Policisë së Vlorës. Sipas tij, të afërmit e familjes së Bujana Bushit i kanë kërkuar 150 mijë euro me pretendimin se ishin marrë nga ai. Ndërtuesi Azisllari ka dorëzuar në televizionit A1 Report një regjistrim audio, në të cilin ai pretendon se ka regjistruar të afërmit e Bujana Bushit që i kanë kërcënuar djalin dhe se i kanë kërkuar një shumë prej 150 mijë eurosh.
Më vonë pretendimet e familjes Bushi janë ndryshuar. Ata deklarojnë se gruaja 32-vjeçare mund të jetë vrarë dhe jo aksidentuar. Për të zgjidhur problemin ata iu drejtuan kreut të shtetit Bujar Nishani me të cilën biseduan për rreth 30 minuta
Ngjarja po merr përmasa gjithnjë më të mëdha ndërsa policia ka pohuar në një njoftim zyrtar të saj se, gruaja e vdekur në aksident nuk ka pasur sasi të tilla parash me vete. Aksidenti ku mbeti e vdekur Bujana Bushi, 32 vjeçe, tashmë është duke u hetuar nga prokuroria e Kavajës.