A1 Report - Mes dy Drinëve, por banorët e Kukësit vuajnë nga mungesa e ujit

2015-08-22 0

Në Kukës rrezikohet përhapja e epidemive. Qyteti prej 3 muajsh furnizohet vetëm një orë me ujë në ditë. Temperaturat e larta të këtij sezoni veror dhe mungesa e ujit është kthyer në një shqetësim jetësor për qytetarët. Në mikrofonin tonë ata shprehen të irrituar dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga drejtuesit e pushteti vendor.

E ndërsa do ishin ata të cilët duhet të sillnin zgjidhjen për këtë problem tepër shqetësues, anëtarë të këshillit bashkiak vazhdojnë debatet mes tyre. Ndërkohë, kreu i ri i bashkisë Bashkim Shehu, shkak i kësaj situate është keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e paligjshme. ai premton ndërhyrje, por shpesh herë nga një problem jetësor për qytetarët e Kukësit, debati devijoi në akuza personale mes anëtarëve të kaheve politike.

Banorët e Kukësit ndodhen në një situatë të tillë prej më shumë se 3 vitesh, në çdo sezon vere. Ujësjellësi nisi të ndërtohej në vitin 2007 por nuk asnjëherë nuk e kreu funksionin e tij.