A1 Report - Kujdes ku ecën! Në Tiranë të “gllabërojnë” pusetat e hapura

2015-08-22 0

TIRANE - ?Puseta me kapak, puseta pa kapak?. Kjo do të tingëllonte një numër shpejtësie në krijimin e fjalëve por në kryeqytet mungesa e kapakëve në puseta është kthyer në një rrezik serioz për qytetarët që kalojnë në rrugë apo trotuar por edhe për gomat e automjeteve.

Kjo është një pusetë, në të cilën po nuk ke mendjen do përfundosh në thellësinë e një metërshit.

Apeli i drejtuesve të mjeteve është ndërhyrja nga bashkia për të riparuar një situatë të trashëguar në kohë.

Ndërsa lëmë qendrën e Tiranës, e njëjta situatë paraqitet dhe në rrugën dhe trotuarin pas stadiumit ?Qemal Stafa?, ku për të shmangur rënien në gropë janë vendosur dërrasa sinjalizuese.

Free Traffic Exchange