ELBASAN - Skandal në spitalin e Elbasanit. Një infermier ka tentuar të përdhunojë pacienten e tij 16-vjeçare në repartin e nefrologjisë. Adoleshentja me iniciale S.B në prani të psikoleges e familjarëve ka denoncuar në polici infermierin Everest Duka, sipas të cilës, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale teksa ishte e shtruar për kurim.
Pas kallëzimit policia ka arrestuar infermierin ndërkohë që drejtoria e spitalit e ka shkarkuar nga puna. Para oficerëve të policisë ai ka mohuar akuzën e ngritur nga 16-vjeçarja.
Everest Deda nga Belshi dhe prej një viti punonte në spitalin e Elbasanit ?Xheferr Kongoli?. Vajza vinte nga fshati Grekan dhe ishte e shtruar prej disa ditësh për shkak të komplikacioneve në veshka. Pas mori trajtimin e nevojshëm ajo la spitalin ditën e premte.
Pacientët shprehen se ata njiheshin me njëri-tjetrin për shkak se ishin nga e njëjta zonë ndërsa thonë se infermieri ishte njeri i sjellshëm. Nderkohe vajza është e fejuar dhe i dashuri i saj ndodhet në Gjermani.
Pas arrestimit të 26-vjeçarit, policia i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç mbetur në tentativë?.
Gjithashtu 16-vjecarja do t?i nënshtrohet ekzaminimit mjekoligjor për të vërtetuar akuzën e ngritur.