Zëdhënësja e Komunës së Tetovës deklaroi gjatë lidhjes telefonike për A1 Report se pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodhen disa zona, zyrtarisht nuk ka asnjë viktimë. Ajo shprehet se Komuna e Tetovës ka ngritur shtabin e emergjencës duke pasur si prioritet zonat malore.
?Situata në teren e vështirë. Nga të dhënat zyrtare nuk kemi viktima. Zonat e prekura kryesisht fshatrat. Komuna ka ngritur shtabin e emergjencave. Më të prekur zonat e malësisë. Prioritet për momentit i jepet fshatrave.?- tha Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Lume Hyseni për A1 Report