A1 Report - Ankohet policia, banorët të fshatrave të Tiranës sinjalizime false për kanabis

2015-08-22 0

TIRANË - Policia përveç se duhet të zbulojë parcelat ku mbillen kanabis, duhet të hetojë dhe në lidhje me njoftimet e rreme rreth vendeve ku kultivohet kjo bimë.

Shpesh herë efektivët blu kanë shkuar në vendin e sinjalizuar dhe nuk kanë gjetur asnjë bimë të tillë.

Ndërkaq njoftimet e rreme të mbërritura në policinë e Tiranës, të angazhojë njerëz dhe mjete të ndryshme duke shpenzuar jo pak për të verifikuar informacionet.

Për këtë shkak, policia thotë se është duke hetuar lajmërimet e rreme në adresë të saj.

Gjatë këtij komisariatet e policisë së Tiranës kanë kryer mbi 15 operacione të ndryshme antikanabis në zonat e Malësisë së Tiranës, në zonat e Ndroqit Kuçit, apo fshatra të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka asgjësuar qindra rrënjë kanabis të mbjella në këto zona, ndërsa janë proceduar mbi 40 persona të ndryshëm të identifikuar.