A1 Report - Berisha: Zgjedhjet i humbi PD Rama-Meta prostitucion politik

2015-08-22 4

TIRANE - Lideri historik i së djathtës Sali Berisha në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët nuk është fshehur pas justifikimeve por ka pranuar se PD i ka humbur zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Për këtë ai kërkon një analizë të plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për këtë rezultat. Por nga ana tjetër, më i ?plagosuri? prej votës qytetare sipas ish-kryeministrit Berisha, doli Edi Rama. Këto zgjedhje sipas Berishën, treguan se koalicioni qeverisës mes dy aleatëve më të mëdhenj PS-LSI nuk ishte i ndershëm madje shkoi deri aty sa e quajti ?prostitucion politik?.

Ne kete konference Berisha bëri oponencë mbi bilancin e qeverisë për 600 ditët e qeverisjes së majtë. Berisha i cili herë e ndante analizën e tij për 300 ditët e dyta dhe herë në arritjet në tërësi të qeverisë ?Rama?, tha se dështimet e qeverisë janë thirrje për revolucion demokratik.

Politikat e Ramës sipas tij çuan FMN në vendimin ekstrem për largimin nga Shqipëria. Ndonëse shpesh ka pasur qëndrime kritike ndaj FMN Berisha kishte një apel për këtë institucion ndërkombëtar. ?Nuk duhet të largohet?.

Zgjedhjet vendore, Berisha: PD i humbi, por Rama u plagos rëndë
Në këndvështrimin e ish-kryeministrit Berisha zgjedhjet vendore të 20150-ës ishte PD ajo që i humbi, por sipas tij më i lënduari prej tyre doli shefi i qeverisë Edi Rama, duke ju referuar këtu rënies së votave krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 2013-ën.

Free Traffic Exchange