A1 Report - Boçi: Ja e-maili i fshesës në arsim, Rama do sjellë militanët

2015-08-22 0

TIRANE - Partia Demokratike akuzoi këtë të hënë qeverinë se po tenton të largojë nga arsimi të gjithë punonjësit që kanë bindje politike të djathta dhe të vendosë militantë partiak. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Luçioano Boçi tha se këtë pretendim e fakton një e-mail i Drejtorisë arsimore Rajonale të Tiranës dërguar të paktën 76 drejtuesve të shkollave të kryeqytetit. Përmes këtij urdhri, - tha Boçi, - drejtorët duhet të raportojnë për punonjësit e tyre dhe bindjen politike.

?Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor. Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij?, u shpreh Boçi.

Free Traffic Exchange