TIRANE - Katër muaj afat i la kryebashkiaku i ri i Tiranës të gjithë operatorëve privatë të pastrimit të kryeqytetit për të rritur standardet në punë, në të kundërtën kontrata me ta do të prishet. Këtë mesazh Veliaj zgjodhi t?ia përcjellë vetë agjentëve të pastrimit në një takim që mbajti me ta në nisje të ditës, rreth ors 07:00 në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Ai tha se do të jenë qytetarët që do të vënë në peshore punën e kompanive të pastrimit
?Ja u bëra me dije firmave të pastrimit që tani do vendosin qytetarët për pastrimin dhe jo kryetarët e baskisë. Nëse qytetarët e një lagje japin notë të mirë për pastrimin do vazhdojmë bashkëpunimin me kompaninë, në të kundërt kontrata jonë nuk do vazhdojë. Prandaj ju thashë që tani që është fillim gushti dhe keni kohë deri në dhjetor. Secili prej jush e ka në dorë vet punën. Nëse kjo nuk ndodh unë i pari do të iki. Nuk dua që asnjë prej jush të humbasë kontratën në dhjetor por kjo varet nga ju. Kurajë dhe ju uroj punë të mbarë. Ky nuk mund të jetë qyteti më i papastër në Shqipëri, nga sot policia bashkiake është në dispozicionin tuaj edhe INUV që ta bëjnë punën tuaj më të lehtë. Nëse institucione të tjera të bashkisë ju pengojnë punën tuaj atëherë do t?i raportoni menjëherë. Në fund të gushtit do bëj sondazhin e parë dhe dua të ketë një standard më të lartë se ajo që ka pasur deri tani. Ju jeni aleatë me qytetarët, nuk jeni aty të merrni një rrogë?, - u shpreh Veliaj.