A1 Report - Veliaj:Bashkia në prag falimenti burg për ata që dëmtojnë veprat

2015-08-22 0

Kreu i ri i Bashkisë së kryeqytetit ka deklaruar gjatë inspektimeve të punimeve për riparimin e Monumentit të Pavarësisë se Bashkia e Tiranës është në një gjendje të rëndë ekonomike, duke pasur para për rroga, e shumë pak mundësi për restaurimin e veprave të dëmtuara.

?Sot në këtë sfond mirë që nuk janë paguar 200.000 euro për artistët e fonderinë e huaj që e ka prodhuar, mungojnë edhe 700 ton bronx që janë vjedhur për skrap. Qyteti është thuajse i falimentuar, mezi ka para të paguajë rrogat me Bashkinë që kemi trashëguar. Ne nuk kemi para sot as të blejmë bronx të shtrenjtë e as të paguajmë borxhet për shpenzimet qesharake që u bënë për 100- vjetorin e Pavarësisë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të ruajmë këto që kemi. ?- u shpreh Veliaj.

Duke mos kursyer as fjalorin, gjatë fjalës së tij Veliaj u tregua i ashpër për gjendjen ku ndodhen sot veprat e artit dhe monumentet e ngritura në kryeqytet duke paralajmëruar masa të rrepta deri në dënim me burg për këdo që i cënon ato dhe çdo pronë tjetër të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai vuri në dukje se çdo monument ndryshe nga e kaluara do të restaurohen duke qenë gati përpara festave të nëntorit.

??Sot fillojmë një aksion, sigurisht ajo që kemi në sfond, në Monumentin e Pavarësisë është vetëm një simbolikë, por do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tonë. Katër vjet kanë qenë rrumpallë. Katër vjet çdo lloj cepi, çdo lloj ure, çdo lloj monumenti përdorej si urinues publik. Duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët, kush ka vendosur të jetojë në Tiranë duhet të kuptojë se nuk mund të urinohet në ambiente të kësaj natyre, sidomos kur janë simbole kombëtare. Është fyese t?u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike. Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës, apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët. Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit. Do të procedohet penalisht kushdo që heq një tullë nga ura për të urinuar, apo dëmton monumente?.- tha Veliaj.

Më tej gjatë fjalës së tij, Veliaj vuri në dukje se çdo monument ndryshe nga e kaluara do të restaurohen duke qenë gati përpara festave të nëntorit.

"Kështu që në bashkëpunim me qendrën e realizimi të veprave të artit dhe mjeshtrin e madh Agim Radën do të fillojmë punën që të gjitha monumente e Tiranës të jenë gati për festat e nëntorit, ndryshe nga e kaluar kur gjithçka i lihej minutës së fundit."- tha Veliaj.


Veliaj: Nesër nis lufta kundër zhulit në Tiranë
"Ju ftojmë nesër në aksionin masiv në 06:30, i shpallim luftë zhulit. Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë të paktë në numër nuk mund të prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës."- tha Veliaj.

Rada: Qytetarët t'i ruajnë monumentet e veprat e artit
Ndërkohë që Mjeshtri i madh Agim rada deklaroi se me mundësitë që i janë of...

Free Traffic Exchange