A1 Report - Monumenti i Pavaresisë më 28 nëntor në identitet, nis rregullimi

2015-08-22 0

TIRANE - Punën e dytë në 4 ditët që është vënë në krye të Bashkisë së Tiranës kryebashkaiku Erion Veliaj e ka ndërmarrë për t?i kthyer identitetin Monumentit të Pavarësisë i ngritur në Parkun Rinia.

Këtë mëngjes punonjësit e Bashkisë nisën nga puna për të rregulluar pjesë e dëmtuara dhe mbishkrimet e lëna nga qytetarët mbi deklaratën e gdhendur të Pavarësisë. Do të duhet kohë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme monumentin e inauguruar në vjeshtën e 2012-ës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, por vete kryebashkiaku Veliaj garantoi se ai do te jete gati deri me 28 Nentor.

3 vjet mjaftuan për të degraduar Monumentin e Pavarësisë, i cili jo vetëm ra pre e grabitjeve, por edhe u përdhos me mbishkrime nga qytetarët.

Ky monument historik u ndërtua i tëri me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 355 mijë euro dhe u konceptua si një shtëpi, ku është gdhendur deklarata e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë atë ditë.