TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar kreun e një grupi hajdutësh që vidhnin banesat në kryeqytet. Rrahman Domi banues në Farkë, është kapoja i këtij grupi ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dhe dy pjesëtarë të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Dyshimet e oficerëve të krimeve janë se, grupi përbëhet nga pesë persona në total.
Veprimtaria e këtij grupi kryhej kryesisht në zonën e Farkës dhe në rezidencat e saj. Burimet shprehen se pronarët e këtyre vilave janë njerëz të njohur të politikës, artit dhe biznesit. Kryesisht ky grup vidhte merrte para në kasaforta dhe bizhuteri të ndryshme me vlerë.
Në banesën e të arrestuarit Domi, policia tha se kishte bllokuar në cilësinë e provave materiale sende nga banesat e vjedhura.
Hetimet nisën pasi policia mori disa denoncime të njëpasnjëshme nga pronarët. Këqyrja e kryer nga ekspertët kriminalistë të policisë në vendin e ngjarjes si dhe puna operative e policisë zbuloi përfshirjen e personave përgjegjës