VLORË - Qeveria investon për herë të dytë në ujesjellës kanalizime në Vlorë. Ministri Haxhinasto gjatë inspektimit vërejti se invesitmi i mëparshëm prej 3.5 mln euro ka shkuar dëm. Qeveria jep edhe 4.2 mln euro për të vënë në funksion impiantin e ujësjellësit.
Haxhinasto gjatë inspektimit tha se impianti ishte krejtësisht jo funksional dhe së shpejti do të fillojë faza e dytë e tij me një investim prej 4.2 milionë euro.
Ndërkaq, ai vuri në dukje se impianti është shumë i rëndësishëm për turizmin në Vlorë, ndaj dhe në bashkepunim me delegacionin e BE do të përmiresohet teknologjia dhe do ofrohen zgjidhje teknike.
Sakaq, ministri Haxhinasto tha se kryetari ri ri i bashkisë, Dritan Leli, është i angazhuar plotësisht për përfundimin me sukses të projektit. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlorehaxhinasto-3-5-mln-euro-dem-per-ujesjellesinduhet-serish-investim-307995.html#sthash.NZl9MdDA.dpuf