A1 Report - Bushati: Konferenca e Vjenës të vërë theksi te projektet në energji

2015-08-22 0

Kur na ndajnë pak ditë nga Konferenca e Dytë Ballkanike, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati kërkon që konferenca ta vërë theksin tek projektet e rëndësishme si energjia. Në qëndrimin e tij të parë në rolin e anëtarit të Këshillit Evropian për Politikën e Jashtme Bushati shprehet se energjia mbetet një nga sfidat më të ngutshme për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate.

Në Konferencën e Vjenës që pritet të mbahet më 28 gusht një pjesë të madhe të diskutimeve do ta zënë projektet infrastrukturore.

Vendet e Ballkanit do t?i dorëzojnë BE-së listën e projekteve në infrastrukturë energjie etj.

Për t?i paraprirë kësaj konferencë në muajin maj në Tiranë u mbajt edhe Forumi Ekonomik i Vjenës, ku u diskutua mbi vështirësitë ekonomike të Rajonit dhe projektet për bashkëpunim dhe investime rajonale me mbështetjen e Bashkimit Evropian.