A1 Report - Sezoni i pushimeve, trafik i rënduar në aksin rrugor Fier-Vlorë

2015-08-22 0

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm aksi rrugor Fier-Vlorë ka qenë i bllokuar nga trafiku.

Fillimi i muajit gusht dhe nisja e 15-ditëshit të dytë të pushimeve ka bërë që shumë shtetas të nisen drejt jugut të vendit të për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Qindra automjete janë bllokuar që në hyrje të qytetit të Fierit, duke krijuar radhë të gjata e pa mundur të lëvizin. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë rrugore për të disiplinuar trafikun, ngarkesa ka qenë e madhe.

Kukës
Gjatë periudhës qershor-korrik të këtij viti,rreth 600 mijë qytetarë kosovarë kanë kaluar pikën e kalimit kufitar të Morinës. Brenda 24 orëve ka pasur raste që kanë hyrë deri 10 mijë shtetas me destinacion bregdetin e Durrësit, Shëngjinit e Velipojës. Muaji gusht ka nisur me një fluks të madh të pushuesve kosovarë, por edhe të emigrantëve që shfrytëzojnë rrugën e kombit për tu kthyer në vendbanimet e tyre pas pushimeve në Kosovë. Për menaxhimin e situatës, policia kufitare në doganën e Morinës ka shtuar sportelet dhe po punon me procedurë të përshpejtuar. Qëndrimet e gjata apo radhët janë eliminuar.

Durrës
Porti i Durrësit ka shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin e shtetasve shqiptarë që kthehen në vend gjatë muajit gusht. 20 sportele për pasagjerët dhe 20 për automjetet janë vënë në funksion duke pasur parasysh rritjen e fluksit. Ditën e sotme nga pika kufitare e Durrësit kanë mbërritur 4650 pasagjerë dhe 1175 automjete, 75 prej tyre kamionë mallrash.

Free Traffic Exchange