A1 Report - Veliaj pezullon lejet e ndërtimit hetim "firmave" që vuri Basha

2015-08-22 3

TIRANË - Vendimet e para në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka i ka marrë lidhur me ndërtimet. Veliaj ka vendosur për pezullimin e ndërtimeve pa leje deri në hartimin e një plani për zhvillimin e territorit si dhe auditimin e të gjitha lejeve të dhëna nga paraardhësi i tij, Lulzim Basha.

Bashkia ka firmosur sot me Ministrinë e Zhvillimit Urban një marrëveshje për bashkëpunim që do të sjellë hartimin e një plani që do të jetë gati brenda vitit të parë të këtij mandati.

?Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit t Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban?, tha Veliaj. ?Na duhet që shumë më shpejt se sa fundi i mandatit, ne të kemi një plan të mirëfilltë zhvillimi për Tiranën, që pastaj pjesën tjetër të mandatit të vëmë në zbatim këtë plan e të shikojmë një boom ekonomik, për të cilin Tirana ka humbur shumë kohë në këto katër vitet e fundit."

Kreu i bashkisë nënvizoi se, Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një verifikim të të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna deri më tani nga bashkia e mëparshme, për të parë ligjshmërinë e tyre. Sipas tij, kjo do të shërbejë për t?u siguruar që, nëse ka parregullsi, ato të trajtohen ligjërisht.

?Inspektorati i Ndërtimit dhe Policia Bashkiake do të bëjnë verifikimet dhe disiplinimin e territorit që tashmë kemi trashëguar. Kjo të thotë të gjithë verifikimin e ndërtimeve pa leje, shkeljet në urbanistikë apo edhe një audit të lejeve që janë dhënë, për t?u siguruar që nëse ka parregullsi, parregullsitë do të trajtohen ligjërisht, por edhe për t?u siguruar që këto parregullsi dhe kjo sjellje e shkeljes konstante të çdo parimi urbanistik, dhe të çdo parimi të bashkëjetesës në komunitet të mos jetë një modë që vazhdon në Bashkinë e re të Tiranës, për të vendosur një standard të ri?, tha Veliaj.