KRUJË - Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë gjatë një operacioni për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të koduar ?Kurtcaj?, kanë asgjësuar rreth 2 mijë rrënjë kanabis.
Bimët narkotike u zbuluan gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Nikel, në faqen e malit Kurtcaj të rrethit Krujë, ku u konstatuan 27 parcela me rreth 2013 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi 50-160 cm.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?.