A1 Report - Dorëhiqen drejtorët e Bashës, Veliaj emëron kreun e Tatimeve dhe INUV

2015-08-22 15

TIRANË - Nis rokada e drejtorëve në bashkinë e Tiranës, me dorëheqjen e pjesës më të madhe të drejtorëve të të gjithë dikastereve në këtë institucion. Edhe pse drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë pritur një ditë më parë në ceremoninë e marrjes së detyrës kryebashkiakun e ri Erion Veliaj, pjesa më e madhe e tyre i kanë dorëzuar në zyrë dorëheqjen nga postet që ata mbajtën nën drejtimin e Bashës.

Burime për A1 Report konfirmojnë se kanë paraqitur dorëheqjen pothuaj të gjithë drejtuesit e enteve në bashki, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm Shkëlqim Barushi, ai i Artit dhe Kulturës Arben Skënderi. Po ashtu mësohet se ka paraqitur dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve Taulant Zeneli, drejtoresha e Transportit Nereida Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja Henrik Hysenbegasi, Florian Pustina, drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, drejtoresha e Burimeve Njerëzore Lindita Dedgjoni, Kujtim Ymeri nga drejtoria e Financës, Pëllumb Seferi drejtori i çerdheve, Alma Marku drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun dhe drejtoresha e Informacionit në bashki.

Po ashtu konfirmohet se këta drejtorë pasi kanë paraqitur dorëheqjen vijojnë të jenë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre me emrat e rinj të kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkaq burime nga stafi i bashkisë së re të Tiranës konfirmojnë se kanë filluar emërimet e para. Zoti Veliaj ka emëruar drejtor të përgjithshëm të Tatimeve Arli Naskën dhe me largimin e Florenc Hoxhës nga Inspektorati Ndërtimor , kryebashkiaku Veliaj ka emëruar në krye të këtij institucioni Skerdi Drenovën.

Paraqesin dorëheqjen

Shkëlqim Barushi
Drejtor i përgjithshëm

Arben Skënderi
Drejtoria e artit dhe kulturës

Taulant Zeneli
Drejtoria e planifikimit të shërbimeve

Nereida Hoxha
Drejtoresha e transporteve

Henrik Hysenbegasi
Drejtor i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja

Florian Pustina
Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit

Lindita Dedëgjoni
Drejtoria e burimeve njerëzore

Kujtim Ymeri
Drejtoria e Financës

Alma Marku
Drejtoria e marrëdhënieve me publikun

Pëllumb Seferi
Drejtor i Çerdheve

Veliaj emëron
Arli Naska ? Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Skerdi Drenova ? Drejtues i INUV

Free Traffic Exchange