A1 Report - Mbytja e Petës, dëshmia e 'harruar' që fakton neglizhencën e kapitenerisë

2015-08-22 1

TIRANE - Në dosjen hetimore për mbytjen në det të 39-vjecarit Gentian Peta 1 vit më parë teksa udhëtonte nga Bari drejt Durrësit, mungojnë disa prej dëshmive të cilat provojnë neglizhencën e stafit të tragetit Bridge në të cilin ndodhej Peta 19 Prillin e 2014-ës.

Një prej tyre është ajo e Vasil Zefit, e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore në Durrës dhe e paadministruar në dosjen e prokurorisë.

A1Report ka siguruar këtë dëshmi audio dhe tekst të dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, në të cilën Zefi shprehet se veprimet për shpëtimin e Petës pasi ra ai ne det, kanë nisur me vonesë e sikur të mos mjaftonte kjo varkës së shpëtimit i mungonte karburanti dhe të tre varkat nuk ishin në funksion.

Free Traffic Exchange