A1 Report - Siguria në plazhin e Vlorës nuk plotëson kushtet dhe standardet

2015-08-22 1

Siguria në plazhin publik të Vlorës nuk është në standardet e kërkuara dhe të premtuara.

Këtë fakt e konfirmojnë vetë pushuesit, të cilët shprehen se përgjatë vijës bregdetare ka shumë pak kulla vrojtimi dhe roje bregdetare.

Pushuesit ndërkohë shprehen pozitiv sa i përket pastërtisë në këtë vijë bregdetare, por edhe çmimeve, të cilat sipas tyre në plazhin publik të qytetit nuk janë abuzive.

Plazhistët vijojnë të apelojnë për më shumë roje bregdetare, pasi siguria e jetës së njerëzve për ta duhet të jetë primare.

Pak ditë më parë në plazhin e ujit të ftohtë u mbyt një fëmijë 6-vjeçar.

Free Traffic Exchange