Në muajin shtator qeveria do të mbyllë sesionin D të minierës së Bulqizës e cila ka marrë me dhjetëra jetë minatorësh. Lajmi për këtë është dhënë nga Entela Çipa këshilltare e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri e ftuar në A1Report.
Nga muaji shtator qeveria pritet të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme lidhur me koncensionet. Po ashtu sipas zonjës Çipa vendime të rëndësishme do të merren edhe për koncensionet e heceve ku ato HEC-e të cilat kanë shkaktuar dëme në mjedis do të detyrohen që të punojnë për ta rikthyer mjedisin në gjendjen e tyre fillestare.