TIRANË - Ndeshja e zjarrit me Serbinë nuk do të luhet në Loro Boriçin e rindërtuar nga qeveria Rama. FSHF lajmëroi papritur se Shqipëria do të përballet me serbët në Elbasan Arena më 8 tetor.
Në një deklaratë për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit thotë se arsyeja se përse ndeshja e shumëpritur me Serbinë do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit është se për çështje sigurie, stadiumi i shkodrës duhet testuar paraprakisht me një ndeshje miqësore të një niveli të lartë.
?Sipas UEFA stadiumi i ri duhet testuar paraprakisht me një miqësore të nivelit të lartë. Për këtë arsye takimi do zhvillohet në Elbasan?, - thuhet në deklaratën e FSHF
Ndeshja miqësore e testimit në stadiumin e Shkodrës do të zhvillohet në muajin nëntorë sipas FSHF, ndërkohë nuk bëhet e ditur se cili do të jetë ekipi që do të përballet me kombëtaren shqiptare në miqësoren e nëntorit në ?Loro Boriçi? të Shkodrës.
?Në nëntorë do zhvillohet një miqësore e nivelit të lartë në Shkodër, ndërkohë po meren të gjitha masat për ecururinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes në Elbasan?, -thuhet në deklaratën e FSHF.