A1 Report - Nesër Bozdo i dorëzon Veliajt çelësat e Bashkisë së Tiranës

2015-08-22 0

TIRANË - Një një intervistë për A1 Report, nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Enno Bozdo tha se bashkë me të gjithë stafin nesër do të presin kryetarin e ri të kësaj bashkie, Erion Veliaj.

Lulzim Basha nuk do të presë Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës për ti dorëzuar detyrën, por çelësat e zyrës për kryebashkiakun e ri do ti dorëzojë nënkryetari aktual Enno Bozdo.

Ai tha gjithashtu se buxheti i bashkisë është i mjaftueshëm për të vijuar punët e e nisura si dhe ato të reja

Bozdo tha se janë 110 projekte gati dhe bashkë me të gjitha dosjet për projektet dhe për drejtoritë do ti dorëzohen Veliajt.

Teksa i ka uruar suksese në punën e tij në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Bozdo tha se që në momentin e parë kur është shpallur fitues kanë komunikuar me të gjithë stafin e Veliajt

?Është kryebashkiak i të gjithë qytetarëve?, - tha Bozdo

Zyra e kryetarit është bosh, por nga e bardhë ajo është shëndërruar në pana, kjo si zgjedhje e kryetarit të ri. Pavarësisht qetësisë që reflektohet në zyrë, në bashkinë më të madhe të vendit tensioni i rrokadës ndihet, ndonëse nënkryetari Bozdo e konsideron rutinë të përditëshme këtë situatë.