SHKODËR - Aksioni i policisë së Shkodrës për largimin tregtarëve ambulantë që shesin duhan në trotuaret e lagjes ?Rus? ka hasur në kundërshtimin e këtyre të fundit.
Tregtarët me pretendimin se nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të siguruar jetesën nuk kanë lejuar fillimisht policinë tu sekuestrojë mallin.
Për pasojë nuk kanë munguar incidentet. Efektivë të policisë janë përplasur ashpër verbalisht me disa prej tregtarëve.
Efektivët e policisë më pas kanë vijuar punën për sekuestrimin e mallit.
Incidentet mes tregtareve dhe policisë kanë mbledhur kureshtarë të shumtë në një nga rrugët më të frekuentuara të Shkodrës.
Tregtarët denoncojnë para kamerave veprimet, sipas tyre arbitrare të policisë së shtetit.
Ndërkohë forcat e policisë nuk kanë kursyer sjelljen arrogante ndaj përfaqësuesve të mediave të cilëve u kanë kërkuar të mos filmojnë aksionin.