A1 Report - Analiza e votave, kryetarët në rrethe të PS e PD që rrezikojnë

2015-08-22 1

TIRANE- Kryetarët e degëve të PS-së në bashkitë dhe komunat që kanë marrë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, nuk do të kenë të drejtë të kandidojnë për zgjedhjet e reja brenda Partisë Socialiste. Ky kusht përjashtues është i cilësuar në listën e kritereve që Kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Rucci, u ka shpërndarë degëve të partisë. Por kush janë degët në të cilat PS ka rënie?

?Shqiptarja.com? ka marrë në shqyrtim 3 qarqet më të mëdha: Tiranën, Durrësin dhe Fierin. Në tabelat shoqëruese është krahasuar përqindja e votave të marra nga PS për këshill në zgjedhjet e mëparshme vendore të vitit 2011. Ky rezultat është krahasuar me atë të zgjedhjeve të fundit të 21 qershorit, ndaj ajo që rezulton, është se shumica dërrmuese e kryetarëve aktualë, nuk do të mund të jenë më drejtues të partisë.