A1 Report - Teleferiku “Dajti Ekspress” feston 10-vjetorin e krijimit

2015-08-22 3

Dajti Ekspress festoi 10-vjetorin e krijimit të tij duke argëtuar qindra qytetarë të cilët zgjodhën aktivitetet te organizuar me rastin e kësaj ditëlindje. Fëmijët, të rinjtë, familjarët shijuan piknikun, koncertin dhe natyrën e qetësinë e malit të Dajtit. Teleferiku i Tiranës është më i preferuari për të gjithë ata që kërkojnë të kalojnë këto ditë të nxehtë në freskinë e natyrës.

3 ditë të mbushura me aktivitete për fëmijë, piknik dhe koncert. Qindra vizitorë u bënë pjesë e kësaj feste, mes atmosferës, argëtimit dhe freskisë së malit të Dajtit.

Në datën 23 korrik në ambientet e jashtme të ?Dajti Ekspress? u zhvilluar Ceremonia e ditëlindjes së 10 ?të së teleferikut, ku ishin të pranishëm miq, personalitete të fushës ekonomike, politike dhe kulturore si dhe partnerë të rëndësishëm.

Pas ceremonisë, eventi vijoi përgjatë fundjavës me aktivitete të ndryshme si: teatër kukullash, maskotë, piktura në fytyrë, patina, Cirkun e Tiranës dhe kulmoi në datë 26 Korrik me Koncertin e madh ku ishin të pranishëm këngëtarë të njohur Genta Ismajli, Vesa Luma, Big Basta, Xhensila Myrtezaj dhe Renis Gjoka.

Pjesë e programit të koncertit ishin dhe Fire Show e Lazer Show. Koncerti ndezi atmosferën deri në orët e vona të natës në hapësirat e kompleksit ?Dajti Ekspres?.

Gjatë fundjavës së festimeve Dajti u vizitua nga shumë familjarë dhe të rinj që preferuan malin e Dajtit në këto ditë të nxehta vere.?

Free Traffic Exchange