TIRANË - Prej disa ditësh IKMT ka nisur prishjen e ndërtimeve në zonën e Fabrikës së miellit në kryeqytet. Banorët rom të kësaj zonë të cilët janë prekur nga prishja e ndërtimeve për shkak të ndërtimit të unazës së madhe shprehen të revoltuar teksa thonë se janë bërë selektime gjatë prishjeve në dëm të komunitetit rom.
Një nga shqetësimet madhore që kishin banorët rom të zonës ishte dhe ai se nuk do të mund të gjejnë më një vend për të jetuar bashkë me familjet e tyre.