A1 Report - Tiranë, divorcet në rritje: Çdo ditë dhuna e tradhtia ndajnë 5 familje

2015-08-22 5

TIRANË - Çdo ditë në kryeqytet 5 familje shpërbëhen për shkak të divorcit. Statistikat e Gjykatës së Tiranës për 6-mujorin e parë të 2015-ës flasin për një rritje të kërkesave për zgjidhje martese.

A1Report sjell një vëzhgim mbi këto shifra ku rezulton se janë 117 familje në muaj që zgjedhin divorcin.

Përgjatë Janar-Qershor 2015, në Gjykatë janë paraqitur 2400 kërkesa për zgjidhje martese ku 702 prej tyre kanë përfunduar me divorc 98 janë ende në shqyrtim dhe 1600 janë pushuar.

Nga kërkesat për divorc rezulton se numrin më të madh të padive e depozitojnë bashkëshortet të cilat si shkak në kërkesë padi në mbi 70 % të rasteve kanë dhunën në familje, veset e bashkëshortit e 30 % e tyre raportet emocionale në çift përfshirë dhe tradhtin.

Kjo shifër ka një ulje krahasuar me të njëjtin 6 mujor të vitit 2014 ku togat e zeza kanë firmosur 1100 divorce, por sërish mbetet i lartë krahasuar dhe numrit të martesave që përgjatë 2015 ka qenë më i vogël.

Këto shifra i përkasin vetëm kryeqytetit, ndërsa një rritje të numrit të divorceve ka shënuar Durrësi, Fieri, Korça, Elbasani dhe Shkodra.