A1 Report - Sot Dita Botërore e Hepatitit Ilir Beqaj: Kujdes! Kontrollohuni

2015-08-22 0

TIRANË - Në ditën botërore të hepatitis Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollohen për virusin e Hepatitit. Nga poliklimika qëndrore Beqaj bëri thirrje që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm.

?Këto aktivitetet i bëjnë thirrje qytetarëve për ndërtimin e një komunikimi më aktiv me institucionet shëndetësore për të ndihmuar në parandalimin, apo diagnostikimin në stad sa më të hershëm të kësaj sëmundjeve?, - tha Beqaj

Sipas Beqajt më të riskuar janë personat nga mosha 0-18 vjeç.

?Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparim shumë të ndjeshëm, praktikisht në moshat 0-18 vjeç, ne kemi prevalencë zero, ndërsa për grupet e riskut kemi një shkallë vaksinimi rreth 98%, por besojmë se është e domosdoshme që kjo të shtrihet në të gjithë popullatën. Gjithashtu, vitet e fundit kemi përfshirë në skemat tona të mjekimit edhe në listën e rimbursimit, përfshirë edhe barnat e shtuara në 2015, barna të reja, të cilat janë në gjendje të mjekojnë me efektivitet ato raste kur sëmundjet kapen në stade të hershme? ? u shpreh më tej kreu i shëndetësisë.

Ndërsa doktoresh Silva Bine tha se rastet e hepatitit janë në trend rënie.

?Numri i rasteve me prevalencë të Hepatitit B ka pësuar një rënie, po të kemi parasysh që Shqipëria ka qenë një nga vendet me prevalencë më të larët ne Evropë, por vazhdojmë të kemi një lloj stabilizimi në lidhje me Hepatitin C. I bëjmë thirrje të gjithë popullatës të testohet për Hepatitin B dhe C, për vetë faktin se për to duhet të ketë kujdes shëndetësor, dhe natyrisht ka një mjekim i cili mund ta frenojë sëmundjen?, - tha Bine.
Në ditën e hepatitit, organizatat e shëndetit por edhe ministria bëjnë thirrje për më shumë kujdes me qëllim evitimin e infektimit nga hepatitis teksa apelojnë edhe për kontrolle më të shpeshta.