A1 Report - Hetuesit rikthehen në Lazarat Nga u qëllua efektivi Basha?

2015-08-22 1

LAZARAT - Mbi një muaj nga sulmi i armatosur që mori jetën e një efektivi policie në Lazarat, grupi hetimor do të rikthehet sërish në fshat për të rindërtuar edhe njëherë skemën e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjes së dy kolegëve të tij Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj.

Grupi hetimor i udhëhequr nga prokurorët Anton Martini, Ervin Kondini dhe Besim Hajdarmataj së bashku me ekspertë të policisë do të improvizojnë edhe njëherë skenën e krimit, duke filluar nga vendi ky dyshohet se u qëllua automjeti i pablindur i efektivëve.

Nga riekspertimi i vendit të ngjarjes nuk do të ketë qitje, por pritet që përmes aparatit lazer të përcaktohet vendi nga ka ardhur goditja me armë ndaj Ibrahim Bashës.

Basha u ekzekutua më 24 qershor teksa futej në Lazarat për një operacion policor ndërsa të plagosur mbetën dy kolegët e tij qe ndodheshin ne makine. Personi i dyshuar që ka përdorur këtë armë është Arbjon Aliko, paçka se ai vetë ka mohuar të ketë qëlluar mbi policinë.

Free Traffic Exchange