A1 Report - Raporti i DASH, Basha: Fotografia e pushtetit të lidhur me kriminelët

2015-08-22 1

TIRANË - Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka përkthyer në një shqetësim të madh për shoqërinë shqiptare raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili evidenton faktin se një deputet i Kuvendit është i dënuar për veprimtari kriminale të trafikimit.

Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ky raport është tregues që dy aleatët në qeverisje Edi Rama dhe Ilir Meta nuk ndahen dot nga ortakët e tyre kriminelë që sipas Bashës i sollën në pushtet, madje i emërojnë në postet më të larta.

?Ky raport është fotografia e vërtetë e përmasave tronditëse në rritje të larmisë së shtuar të këtyre krimeve në Shqipëri. Shqipëria, rasti unikal kur tutorët, trafikantët, emërohen deputetë, kryetar bashkish, drejtorë në poste kyçe nga kryeministri Rama dhe ortaku Ilir Meta. Kjo është arsyeja pse trafikimi i grave ka njohur një përhapje kaq të gjerë. Se krimi është veshur me pushtet dhe pushteti me krim. Trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama-Meta?, u shpreh lideri i opozitës.

Këtë raport Basha e sheh si një shtysë më shumë për të vijuar para me dekriminalizimin .

Free Traffic Exchange