A1 Report - Rama: Nuk lejojmë më asnjë investim në zonat e mbrojtura

2015-08-22 0

TIRANË - Qeveria shqiptare nuk do të lejojë asnjë investim ne kurriz te shkaterrimit te mjedisit. Ishte kryeministri Edi Rama i cili në një tryezë me investitorët bëri të qartë se qeveria do të ndalojë lidhjen e kontratave per cdo ndërtim në zonat e mbrojtura.

Por, propozimi i shumicës qeverisëse për ndryshimin e ligjit nuk do të prekë ata investitorë, kryesisht ne sektorin energjetik dhe minerar, të cilët i kanë zhvilluar projektet e tyre ose që janë në proces, edhe pse këto leje per HEC-e apo shfrytezimin e minierave janë dhënë në zona të mbrojtura mjedisore.

?Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do kemi asnjë tolerancë për të gjithë ata që do vazhdojnë të shfaqin zgjedhje barbare me mjedisin. Shumë shpejt do t?i çojmë parlamentit një paketë të re për krimet mjedisore dhe do vihen përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë bërë këto krime?, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Rama tha se nuk do të lejojë sakrifikimin e të ardhmes së brezave të rinj përballë "babëzisë" për investime.