2 persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente rrugore të ndodhura gjatë pasdites të së hënës në rruget e qarkut të Lezhës.
Përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Rrëshen-Milot në afërsi të një karburanti në hyrje të Rrëshenit solli plagosjen rëndë të 10 personave.
Një automjet tip ?Ford? më targa AA 766 LD ku udhetonin gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja është përplasur me automjetin tip ?Wolsvagen ? me targa gjermane BHY 264, në të cilin udhëtonin 4 pjestarë të një famijes Bytyçi nga Kosova.
Të plagosurit mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë e parë mjekësore.
Më pas 4 prej tyre të cilët kanë qenë në gjendje kritike për jeten janë dërguar me helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët janë dërguar me autoambulancat e Spitalit të Rrëshenit.
Lexoni me shume: http://www.oranews.tv/vendi/10-te-plagosur-ne-dy-aksidente-ne-lezhe-dhe-rreshen-disa-prej-tyre-rende/