Me 79 vota pro të shumicës dhe 13 kundra nga opozita, parlamenti miratoi në seancën e tij të fundit për këtë sesion ligjin e ri të shumëdebatur për turizmin.
Përkundër debateve të shumta gjatë gjithë seancës mes dy kampeve, shumica arriti të finalizojë kalimin e ligjit me forcën e kartonit.
Opozita e kundërshtoi draftin, që ish-kryeminsitri Berisha e vulosi si klientelist.
Berisha: ?Ky ligj shpërfill dhe shkelmon në mënyrë përfundimtare pronarët shqiptarë dhe interesat e pronarëve. Ligjin nuk mund ta votoj sepse është ligj burracak dhe burrecësh?
Por ministri i Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj rrëzoi pretendimet e deputetëve demokratë duke deklaruar se ligji e vendos Shqipërinë në mesin e destinacioneve të preferuara.
Ahmetaj: ?Frytet i këtij ligji do ti korrin shumë shpejt ata breza që vijnë. Do ta bëjnë një kompani ndërkombëtrae e cila nuk ka interesa të drejtpërdrejta klienteliste siç u tha nga ish-kryeministri Berisha, por ka interesa standardi për ta futur Shqipërinë një herë e mirë në hartën e destinacioneve më të mira turistike.?
Gjatë shqyrtimit nen për nen deputeti socialkist Fatmir Xhafaj u përplas me ministrin Ahmetaj, pasi në draftin final nuk ishin përfshirë amendametet e Komisionit të Ligjeve
Lexo me shume http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-ri-i-turizmit-kuvendi-i-heq-kompetencat-ahmetajt/