BULQIZË - Bilancit tragjik të aksidenteve në punë i shtohet edhe një jetë e humbur në minierën e Bulqizës. Minatori Mehmet Dardha 51 vjeç ka gjetur vdekjen ndërsa punonte në minierë.
Mësohet se janë nevojitur 3 orë për të nxjerrë trupin e pajetë të minatorit të cilin e kishte zënë një masiv shkëmbor në zonën D të minierës në galerinë 1050.
Policia e Bulqizës ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Kjo zonë e thellë mbi qytetin e Bulqizes prej vitesh shfrytëzohet nga ana e sipermarrësve për nxjerrjen e kromit.
Bëhet e ditur se galeria ku ka humbur jetën minatori 51-vjeçar është në pronësi të shtetasit me inicialet A.A