TIRANË - Jazz Albania edhe këtë vit ka sjellë në vendin tonë grupet e njohura europianë të jazzit. Për 5 ditë me radhë Festivali Ndërkombëtar i ?Jazz Albania? është zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Sarandë.
Grupe nga Hungaria, Austria, Italia, Turqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë performuar para publikut vendas dhe turistëve të huaj.
Festivali i Jazzit realizohet falë mbështetjes së kompanisë turke KURUM.
East 2 East nga Hungaria, Mircan Kaja nga Turqia, Nikcevic dhe Bulatovic, Enzo Favata nga Italia e shumë grupe të tjera performuan live para artdashësve.
Drejtori i Jazz Albania 2015 Besim Petrela shprehet për A1 Report se ky festival edhe për këtë vit ka arritur një sukses, ku shumë të rinj dhe familjarë kanë ndjekur performacën e të gjithë grupeve të huaja dhe shqiptare, falë dhe sponsorizimit të KURUM.
Grupet e huaja treguan entuziazëm për mikpritjen në Shqipëri dhe premtuam se do të kthehen sërish vitin e ardhshëm.