A1 Report - Aksidentet rrugore, 2 të vdekur në pak orë në Librazhd e Berat

2015-08-22 5

Dy aksidente të rënda rrugore janë shënuar në harkun e pak orëve në Librazhd dhe Berat.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Libarazhdit. Kristo Roci, i cili udhëtonte me mjetin e tij me targa greke NZY 5651 ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një ndërtesë. Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit të Librazhdit. Roçi, baunes në Hotolisht të Librazhdit ka qenë duke udhëtuar më shpejtësi çka ka bërë që përplasja të jetë shumë e fortë çka ka sjellë edhe humbjen e jetës së drejtuesit.

Goditet nga makina, vdes 50 - vjeçari në Berat
Sazan Kasa është vënë në prangat e Policisë së Beratit pasi teksa drejtonte mjetin e tij tip ?Fiat? me targa AA 332 ka goditur qytetarin me iniciale Q.M.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të mara, e për pasojë ka humbur jetë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugorë Poshnje-Berat.

Free Traffic Exchange