Ishulli i Sazanit është tashmë pjesë e guidave turistike, duke u hapur për turistët. Ishulli ndodhet rreth 30 larg me varkë nga pika më e afërt e bregut të detit.
Sazani ka një të kaluar misterioze, pasi më parë është përdorur nga sovjetikët si bazë ushtarake, ku dyshohet se mbanin dhe armë kimike. Kjo gjë e pati bërë ishullin të pabanuar dhe me ajër të ndotur. Sazani, që dikur njihej me emrin Saseno, ishte projektuar për t?i bërë rezistencë dhe sulmit nuklear.
Por, tani Shqipëria shpreson ta kthejë në një pikë tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.
Dita e shtunë shënoi ditën e parë zyrtare për Sazanin, si destinacion i rëndësishëm turistik, ku një grup prej rreth 130 turistësh nga vendi, vizituan ishullin.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila do të jetë përgjegjëse për administrimin e ishullit gjatë sezonit turistik, së bashku me forcat ushtarake që do të jenë prezent, ka raportuar se gjatë ditës së diel mbi 140 turistë nga Shqipëria, Kosova dhe të huaj kanë zhvilluar tur në ishull, shoqëruar nga guidat turistike.