TIRANE- Nëse pensionin e kërkoni 1 vit pasi të mbushni moshën dhe vazhdoni të paguani kontributet, atëherë do të merrni shtesë nga 900 deri në 2 000 lekë. Shtesa përfitohet si për gratë kur e kërkojnë pensionin në 61 vjeç e 2 muaj dhe për burrat kur e lidhin pensionin në 66 vjeç.
Kushti i vetëm që të përfitohet shtesa është që të vazhdoni të paguani kontribute, nga puna ose vullnetare. Sa më shumë të vazhdoni të paguani kontribute duke shtyrë dhe moshën e daljes në pension aq më e madhe është rritja. Nëse në momentin kur të mbushni moshën përfitoni një pension prej 17 mijë lekësh dhe e kërkoni nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pas 2 vjetësh, do të merrni shtesë prej 12%, duke marrë një pension prej 18 mijë e 920 lekë.