A1 Report - Një mrekulli të pushosh në Ksamil mes magjisë së ishujve dhe gjireve

2015-08-22 1

SARANDË - Pushimet në qytezën e Kasmilit janë të krahasueshme me ato në një ishull. Një qytezë e vogël në skajin më jugor të vendit, mes magjisë së ishujve, gjireve, bukuri natyrore të rralla dhe detit të kristaltë do t?ju siguronin pushime të paharrueshme.

Për cdo vit kjo perlë e natyrës shqiptare ka regjistruar shtim të numrit të pushuesve.

Ju duhet të shijoni këto pamje relaksuese që ju sjell A1Report e më pas do të merrni udhëtimin drejt Ksamilit. Plazhet e Ksamilit janë të shumta dhe secili prej tyre ka karakteristika të ndryshme.

S?mund të neglizhoni plazhin e pasqyrave, të pulëbardhës, atë të pemës së Thatë, por asgjë nuk krahasohet me një ditë të tërë të kaluar në ishull, ku mund të bëheni njësh me natyrën.

Pushuesit shqiptare dhe te huaj që po shijonë këto plazhe në rrëfejnë se këtë vit ka pasur një ulje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar, si të dhomave të fjetjes, të ushqimit dhe shezlloneve.

?Jashtëzakonisht bukur, gjithçka pastërti rregull, shumë shumë bukur dhe çmimet të arsyeshme. Uji është shumë i pastër, kemi parë të gjitha pikat, 2-3 pika këtu si të Pulëbardh si te Lori në Ksamil shumë bukur. Gjithçka shumë pastër, rregull, disiplinë, qetsi pa asnjë lloj problem?, - thotë një pushues.

?Saranda flet vetë. Ne vijmë nga Tirana kemi disa vite që vijmë dhe i kalojmë pushimet këtu, shumë shumë shumë bukur. Çmimet duke i krahasuar në fakt me vitet e kaluara janë shumë më mirë sivjet, sinqerisht shumë më mirë?, - thotë një tjetër pushues.