KORCE - Një bazë e grumbullimit të lëndëve narkotike u zbulua nga policia në godinën e ish-konviktit të Korçës, ndërsa gjashtë persona ranë në pranga.
Në kuadër të operacionit të koduar ?Konvikti? policia sekuestroi 1.5 kg lëndë narkotike heroin, 10.6 gr kokainë dhe 3.3 kg kanabis sativa të cilat ishin grumbulluar tek ish godinat e konviktit në lagjen 4 në Korçë. Policia thotë se pasi grumbullimit në këtë ndërtesë, lënda narkotike shpërndahej më tej në qytet.
Në pranga ndodhen Bledjon Liçe 29 vjeç, Sajmir Liçe 24 vjeç, Gentian Koçoli 32 vjeç, Marjus Koçoli 26 vjeç, Elton Koçoli 36 vjec dhe Renato Mujo 23 vjeç.
Policia i akuzon të arrestuarit për ?prodhimi, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta? .
Prokuroria e Korçës ka marrë të gjithë dosjen me materialet dhe provat për të vijuar më tej hetimet.