A1 Report - Skandal! Tirana 10 ditë pa ujë qytetarët vuajnë 'hedhjen e topit'

2015-08-22 0

TIRANË - Merrni masat e filloni të mbushni ujë sa jeni në kohë! Gjatë 24 orëve në vijim kryeqyteti do të përballet me mungesën e ujit.

Prej 10 ditësh banorët e kryeqytetit vuajnë furnizimin me ujë të pijshëm ndërkohë që temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë celcius. Ndonëse jetike për qytetarët, institucionet përgjegjëse ia hedhin fajin njëri-tjetrit, duke lënë të mistershme arsyet e vërteta se përse kryeqytetasit duhet të përballen me mungesën e ujit.

Më datë 19 korrik Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë ka argumentuar se shkak i mosfurnizimit me ujë është thatësira e madhe dhe rritja e kërkesës për konsum nga ana e qytetarëve. Përsa i përket problemit në zonat periferike, zëdhënësi i UKT-së Ilir Hoxha, deklaroi në atë kohë se kjo ka ardhur si shkak i defektit në nënstacionin e pompimit në Bërzullë.

Tre ditë pas kësaj deklarate, më 22 korrik ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto deklaroi gjatë një takimi me donatorë se ka keqmenaxhim dhe humbje në Ujësjellës dhe situata me ujin e pijshëm do të zgjidhet në shtator.

Ndërkohë në deklaratën e sotme, Ujësjellësi i Tiranës deklaron se problemet me furnizmin me ujë të pijshëm vijnë për shkak të remontit që po kryen Operatori i Sistemit të Transmetimit në stacionin e Qafë Mollës, nga i cili furnizohet një pjesë më e madhe e kryeqytetit. Por ndërkohë OST ka konfirmuar për A1Report se po bëhen remonte jo vetëm në Qafë-Mollë por edhe në stacione të tjera duke u detyruar të ulin nivelin e transmetimit të energjisë në basenet ujëmbledhëse.

Pas të gjitha këtyre problemeve, janë qytetarët ata të cilët vuajnë mungesën e ujit. Madje shumë zona në Tiranë rrezikojnë përhapjen e epidemive.

Tirana prej ditësh është prekur nga ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, aq sa edhe pse në vitin 2015, qytetarët ju rikthyen sërish ?radhës?, për të mbushur ujë në zonat që nuk kanë probleme.

Free Traffic Exchange