A1 Report - Testohen infermierët, Ekonomi: Nuk ka largim nga puna

2015-08-22 1

Ka nisur dje testimi i infermierëve. Të parët që kanë dhënë provimin kanë qenë infermierët e materniteteve ?Mbretëresha Geraldinë?, ?Kiço Glozheni? si dhe ata të spitalit të Traumës dhe Sanatoriumit. Ditën e djeshme testimi është zhvilluar në 4 grupe të ndryshme filluar nga ora 16:30 deri në orën 20:30. Menjëherë pas testimit infermierët janë shprehur se teza ishte e lehtë.

?Testimi ishte i lehtë, me pyetje të nivelit mesatar. Nuk besoj se do kemi ndonjë problem me vlerësimin pasi realisht kanë qenë pyetje të thjeshta?, - u shpreh një infermier menjëherë pas zhvillimit të testit. Kishte dhe nga ata infermierë të cilët e quanin të lehtë testin, por akuzonin Ministrinë e Shëndetësisë se nuk u la afat të mjaftueshëm për t?u përgatitur.

?Vetëm 3 ditë më parë na thanë eja se do testoheni. Fondi i pyetjeve është publikuar në muajin shkurt, por duhet të lajmëroheshim më herët nga ministria. Për sa i përket provimit mund të them se ishte shumë i lehtë?, - u shpreh një tjetër infermiere.

Për zëvendësministren e Shëndetësisë Milva Ekonomi, ky është një testim për njohuritë dhe jo për të larguar infermierët nga puna. ?Është një vlerësim për njohuritë dhe nuk ka lidhje me vendin e punës. Qëllimi ynë është që të njohim se në ç?nivel janë infermierët, sidomos ata të cilët shërbejnë çdo ditë në qendrat spitalore?, - u shpreh Ekonomi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në testim pritet të marrin pjesë rreth 75% e infermierëve. ?Marrin pjesë gati 75% e atyre që janë regjistruar në fillim për arsye lejesh, për arsye pune.

Free Traffic Exchange